Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Servet Pëllumbit/ Peleshi: La trashëgimi të pasur në shkencat politikë dhe sociologjike
Seanca e sotme plenare e kësaj të enjte nisi me mbajtjen e një minutë heshtjeje për ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Dy ditë më parë u nda nga jeta dhe dje përcollëm ish Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Profesor Servet Pëllumbin. Servet Pëllumbi ka qenë zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, duke filluar nga viti 1991 deri sa u tërhoq nga jeta aktive politike e parlamentare. “Profesor Servet Pëllumbi i shërbeu Shqipërisë në vite të vështira. Kur koha kërkoi zëvendësimin e sistemit politik, Servet Pëllumbi ishte midis atyre intelektualëve që u përfshinë si protagonistë aktivë të ndryshimeve demokratike. Kur demokracia e re shqiptare kërkoi themelimin e një të majte moderne, si kusht thelbësor...
Burimi:
top-channel.tv