KUVENDI LIVE! Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet!

KUVENDI LIVE! Bardhi akuza mazhorancës: Refuzoni nismat tona; Peleshi: Integrimi mbetet prioritet!

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa Partia Demokratike, ka vendosur të marrë pjesë në seancë pas disa orësh mbledhje të Grupit Parlamentar. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se sipas tij kjo e fundit nuk pranon të shqyrtojë nismat e opozitës. Ai kërkoi që, në funksion të integrimit europian, të futen në rend dite katër projektligje: projektligji për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, projektligji për zonat e mbrojtura, paketa e maleve dhe ligji për trashëgiminë kulturore. “Keni 7 javë që mbani të bllokuara 7 iniciativa të deputetëve të opozitës. Nuk janë disa të privilegjuara dhe disa jo”, u shpreh Bardhi. Nga ana tjetër, kryetari i kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se këto nisma janë përfshirë në kalendar...