Kushtetuesja zbardh vendimin për Metën, 5 gjyqtarë votuan kundër lirimit të ish-Presidentit

Kushtetuesja zbardh vendimin për Metën, 5 gjyqtarë votuan kundër lirimit të ish-Presidentit

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 8 prillit për ish-Presidentin Ilir Meta, ku kjo gjykatë rrëzoi me shumicë votash ankimin e Ilir Metës, i cili kërkonte shpalljen antikushtetuese të masës “arrest me burg” dhe kundërshtonte mënyrën e ekzekutimit të saj. Gjyqtaret Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari kanë votuar për pranimin e kërkesës së Metës, për prishjen e vendimit për masën e sigurisë. Ndërsa 5 gjyqtarë të tjerë kanë votuar kundër kërkesës së ish-Presidentit. Gjytarja Sonila Bejtja ka dalë me mendim të vetin, pro kërkesës së Metës. Në 8 prill të këtij viti, ish-presidenti Ilir Meta e humbi betejën për liri edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe do të vijojë të qëndrojë në burg. Me shumicë votash, gjyqtarët e Kushtetueses vendosën rrëzimin e kërkesës së kreut të...