Kushtetuesja sërish në favor të Veliajt: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Kushtetuesja sërish në favor të Veliajt: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Pas vendimit të parë, me të cilin konstatoi cenimin e standardeve kushtetuese në lidhje me shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mandat i fituar drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, Gjykata Kushtetuese ka vendosur sërish në favor të Erion Veliajt, duke shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë dhe duke ia kthyer çështjen për rishqyrtim. Gjykata Kushtetuese ka arritur në përfundimin se Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll kushtetues efektiv mbi masën e sigurisë, nuk ka analizuar proporcionalitetin e saj në raport me funksionin publik të ushtruar nga kërkuesi, nuk ka vlerësuar në mënyrë konkrete alternativat ndaj paraburgimit dhe nuk ka dhënë një përgjigje kushtetuese për ndikimin që kjo masë sjell mbi të drejtën për të ushtruar mandatin e fituar me votën...