Kushtetuesja e ktheu për gjykim në GJL, avokati: Veliaj duhet të hetohet me “detyrim paraqitjeje”
Një vendim të pritshëm e ka cilësuar avokati Arbër Hoxha vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ktheu për rigjykim në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt. Në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se pas këtij vendimi duhet të zëvendësohet masa e sigurimit ndaj kryebashkiakut Veliaj. Në këndvështrimin e tij avokati Hoxha thotë se masa më e përshtatshme tani për Veliajn është ajo e detyrimit të paraqitjes. “Do të ishte spekulim nga ana ime që të thosha që automatikisht pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese Gjykata e Lartë do të prishë dhe do të ndryshojë masën e sigurimit, por sigurisht që në raport edhe me vendimmarrjen e vetë gjykatës së lartë, kolegji penal duhet të...
Burimi:
javanews.al