Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi, tregon çfarë ndodh nëse ka zgjedhje të parakohshme

Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi, tregon çfarë ndodh nëse ka zgjedhje të parakohshme

Deputeti Redi Muçi tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se Lëvizja Bashkë nuk është pjesë e organizatorëve të protestës që po zhvillohet në Tiranë për të 26-tën ditë. Ai nënvizoi se këkesat kanë dalë nga një grup të rinjsh në protestë. Sipas Muçit, fillimisht janë paraqitur pesë pika kryesore, ndërsa më pas listës i janë shtuar edhe kërkesa të tjera që ai i cilëson si legjitime. Deputeti nënvizoi se kërkesa më e rëndësishme mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Duke folur për një skenar të mundshëm të zgjedhjeve të parakohshme, Muçi deklaroi se ato do të ishin vendimtare për situatën politike në vend. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kush vendos? Kush mblidhet për kërkesat? Si organizohet? Muçi: Nuk jam në dijeni të detajeve,...