“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor
Deputeti i PS-së, Ardit Bido, u përfshi në një debat të ashpër me aktivisten Sidorela Vatnikaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për përfaqësimin në Kuvend të vullnetit të popullit. Debati Bido: Kush je ti moj që ke të drejtë të më hedhësh mua vezë? Vatnikaj: Nuk na përfaqëson, je i emëruar. Bido: Nuk dua të të përfaqësoj ty, nuk më ke votuar. Por ty nuk të njeh kush dhe nuk përfaqëson askush. Vatnikaj: Je emëruar nga një piktor që ka marrë votat me krim oligarki dhe media. Këtë përfaqëson. Bido: Përfaqësoj veten time që nuk kam skelete në dollap. Vatnikaj: Shikoje policinë që dhunon qytetarin e neutralizuar. Që rreh protestuesit. Bido: Nuk bëri kordon sigurie për deputetët. U rrethua demokracia. Nuk rrethohet parlamenti....
Burimi:
javanews.al