Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji: Ku është Berisha, me Ramën apo kundër tij? Qytetarët po protestojnë…

Kulla te Pallati i Kongreseve, Salianji: Ku është Berisha, me Ramën apo kundër tij? Qytetarët po protestojnë…

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për projektin e parashikuar për ndërtimin e një kulle pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, duke e cilësuar atë si një tjetër rast ku pronat publike po kthehen në objekt përfitimi klientelist. Në një reagim në rrjete sociale, ish ligjvënësi shprehet se mungon transparenca mbi projektin dhe se qytetarët nuk kanë marrë përgjigje për kushtet e zhvillimit, përfituesit apo ndikimin real për publikun. “Në zemër të Tiranës, mbi një nga pronat publike më të lakmuara në vend, propozohet një tjetër kullë. E si gjithmonë, transparenca mungon, ndërsa pyetjet e publikut mbeten pa përgjigje. Kush përfiton? Me çfarë kushtesh? Çfarë fiton realisht qytetari shqiptar? Pse nuk ka debat publik për një pronë që u përket të gjithë shqiptarëve?”, shkruan Salianji....