‘Kufiri nuk është pronë personale’, Vasili akuza ndaj Ramës dhe SPAK: Po shitet sovraniteti në heshtje
I ftuar në studion e lajmeve në Syri TV, ish-deputeti Petrit Vasili u shpreh se pas marrëveshjes së detit me Greqinë fshihet një nga aferat më të rënda që prek drejtpërdrejt sovranitetin e Shqipërisë, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po trajton kufirin detar si pronë personale dhe “plaçkë tregu”. Vasili deklaroi se negociatat janë zhvilluar në errësirë totale, larg Kuvendit, ekspertëve dhe opinionit publik, ndërsa sipas tij, dokumentet dhe shkeljet e bëra janë të mjaftueshme që Edi Rama të ishte sot në karrigen e të akuzuarit për çështjen e detit.Ish-deputeti hodhi akuza të forta edhe ndaj SPAK dhe institucioneve shtetërore për heshtjen, duke e cilësuar të gjithë procesin një “pakt heshtjeje” për të mbuluar atë që ai e quajti tentativë për shitjen e kufirit detar...
Burimi:
syri.net