Kuçana pas debatit me Berishën: Të luftojmë “Mulizimin” e PD-së, karriera nuk duhet të kalojë nga zyra e Nokës
Ilirjana Kuçana TIRANË-Ish-kandidatja për deputete e PD-së dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, ka reaguar pas debatit të zhvilluar me kryetarin e partisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Kuçana deklaroi për mediat se kryetarja e Këshillit Kombëtar, Julinda Emiri, ka shkelur Statutin, pasi sipas saj nuk ka lexuar në nisje të mbledhjes rezolutën e depozituar prej saj për afrimin e partisë me protestën dhe kundër fenomenit që ajo e cilësoi si “Mulizimi” i PD-së. “Kam depozituar një rezolutë, të cilën kryetarja e ka detyrim ta lexojë. Rezolutën për ta votuar, nëse e voton ose jo Këshilli, mbetet në dorën e tyre. Kryetarja nuk mund ta fillojë detyrën duke shkelur statutin. Duhet ta lexojë rezolutën dhe ajo ka një votë, siç kam...
Burimi:
zeri.ai