“Kryeministri shkeli në dërrasë të kalbur kur mbrojti Ballukun…”/ Burimi:  S’mund të shkojë tani Rama te drejtësia

“Kryeministri shkeli në dërrasë të kalbur kur mbrojti Ballukun…”/ Burimi: S’mund të shkojë tani Rama te drejtësia

Emërimi i diplomatit të karrierës Ferit Hoxha në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme po shihet si një lëvizje strategjike teknike, për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. I ftuar në nje studio televizive, analisti Genc Burimi tha se roli i Hoxhës është ai i një “ministri teknik”, i ngarkuar me misionin për të gjetur një zgjidhje diplomatike pas bllokadës së krijuar nga përplasja me Gjermaninë për shkak të çështjes “Balluku”. Sipas tij, pika e kthesës ishte momenti kur parlamenti shqiptar hodhi poshtë kërkesën për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres, një veprim që u cilësua si “shkelje në dërrasë të kalbur” për Gjermaninë. Për Burimin, reagimi agresiv diplomatik i Berlinit bllokoi ‘de facto’ rrugën e Shqipërisë, duke...