Kryeministri Rama sot në Francë, takim kokë më kokë me Presidentin Macron

Kryeministri Rama sot në Francë, takim kokë më kokë me Presidentin Macron

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Francë për një vizitë zyrtare. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se shefi i qeverisë do të zhvillojë një takim me Presidentin francez, Emmanuel Macron, rreth orës 13:00 në Pallatin Élysée. Ende nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi axhendën e takimit, por një nga temat kryesore që pritet të diskutohet është procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe ecuria e negociatave me Bashkimin Evropian. Më 17 qershor, Parlamenti Evropian miratoi progres-raportin për Shqipërinë, duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit europian të vendit..