Kryeministri Rama i vetëm në samitin e NATO-s, Berisha ndan videon: Vetmi, izolim!

Kryeministri Rama i vetëm në samitin e NATO-s, Berisha ndan videon: Vetmi, izolim!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale përmes një videoje nga samiti i NATO-s në Ankara, ku shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë zhvillimeve të takimit me liderët e vendeve anëtare. Rama është injoruar nga pjesëmarrësit në samit, ku u filmua i vetëm në shumë raste. Videon, Berisha e ka shoqëruar me vargje nga poezia “O moj Shqypni, e mjera Shqypni” e Pashko Vasës, të shkruar në vitin 1880. “Vetmi, izolim!Të shkon bota sipri, me kambë të shklet!E një fjalë të mirë, kërkush s’ta flet!”, shkruan Berisha në postimin e tij.