Kryeministri estonez: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Talini dhe Tirana drejt linjave direkte ajrore
Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë një deklarate të përbashkët për media me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Michal theksoi se siguria e vendeve evropiane është e ndërlidhur dhe se Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe sfidave të sigurisë nga Rusia. “Objektivat e Rusisë nuk kanë ndryshuar, këtë e tregon çdo ditë me sulmet ndaj popullit ukrainas. Ne punojmë së bashku për një paqe të drejtë. Ukraina i përket familjes europiane dhe e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë”, deklaroi ai. Kryeministri estonez rikonfirmoi mbështetjen për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke vlerësuar reformat e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit...
Burimi:
javanews.al