“Kryeministri do bëjë kurban pushtetin”, Zhulali sulmon qeverinë: Rama ka zgjedhur mbipushtetin mbi integrimin
Mbrojtja politike që Edi Rama po i bën ish zv/ kryeministres Belinda Balluku po i kushton shtrenjtë Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Dje, 9 vende anëtare të unionit, përfshirë Gjermaninë, vijuan të kundërshtojnë miratimin e raportit IBAR për shkak të ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, në mënyrë specifike votimin e Kuvendit për të mbrojtur imunitetin e Ballukut. Ilda Zhulali, drejtuesja e Departamentit të marrëdhënieve me jashtë në PD e ftuar në një studio televizive bën një analizë situatës politike në të cilën ndodhet vendi. Sonila Meço: Çfarë po ndodh? Domethënë në ç’pikë jemi praktikisht? Ilda Zhulali: Këtu gjërat janë publike, sado qeveria përpiqet t’i fshehë, por faktet janë publike. Ne kishim vetë kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian që e tha...
Burimi:
sot.com.al