Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, e cila pak kohë më parë u divorcua zyrtarisht nga ish-presidenti Ilir Meta, ka marrë mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara të Tiranës. Në një video në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se kjo shoqatë është e shqetësuar për gjuhën që është përdorur ndaj saj, duke theksuar se nuk është më politikane aktive dhe as “gruaja e një politikani”. Ndërsa më tej, ish-politikania jep mesazhin se është e divorcuar, se do të jetojë e lirë dhe nuk lejon askënd t’i bjerë në qafë asaj dhe familjes së saj. “Të dashur miq, sapo mora një deklaratë mbështetëse nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës, të cilat janë në një numër shumë të madh, mbi 45 mijë. Ato janë shumë të shqetësuara për...