Kriza e çmimeve, ministri Karakaçi: Kompensim 50 lekë/litër karburant për transportin publik

Kriza e çmimeve, ministri Karakaçi: Kompensim 50 lekë/litër karburant për transportin publik

Enea Karakaçi TIRANË- Qeveria ka miratuar sot një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik, me qëllim mbështetjen e operatorëve për përballimin e kostove të larta të karburantit. Vendimi u njoftua nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Sipas ministrit, kompensimi do të jetë 50 lekë për çdo litër nafte të konsumuar nga subjektet e transportit publik, duke përfshirë linjat urbane, ndërqytetase dhe rrethqytetase. “Në mbledhjen e qeverisë kaluam disa akte, por ajo që do ndalem është një akt i rëndësishëm i marrë në kuadër të masave subvencionuese që qeveria shqiptare ka marrë në kohën e krizës së hidrokarbureve. Bëhet fjalë për  masën e subvencionimit për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rreth qytetas. Para një muaj u ulëm me shoqatat e transportit dhe kemi...