Kristian Shkreli mohon akuzat në gjykatë: Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës

Kristian Shkreli mohon akuzat në gjykatë: Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, ka dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj tij, duke mohuar se ka premtuar përfitime apo ka ofruar të mira materiale në këmbim të votës. Gjatë seancës, Shkreli deklaroi se kontaktet e tij me qytetarët kanë qenë të lidhura me zgjidhjen e problemeve të komunitetit, veçanërisht furnizimin me energji elektrike në fshatin Stajkë. “Unë nuk kam ofruar dhe nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës. Problemi me energjinë elektrike në Stajkë ekziston që nga viti 2019. Çdo ditë bëj telefonata për problematikat e banorëve dhe mund të jem në përgjim edhe sot. Kontaktoj drejtues institucionesh sa herë ka ankesa për energjinë, spitalin apo çështje të tjera”, u shpreh ai. Lidhur me...