Kriminalizimi i shoqërisë si metodë për të vjelë vota

Kriminalizimi i shoqërisë si metodë për të vjelë vota

Kriminalizimi i shoqërisë si metodë për të vjelë vota Nga Ferdinand Dervishi për Lapsi. al A është duke u formësuar në Durrës pjesërisht një shoqëri e inkriminuar? A kemi aktualisht në Durrës, një pjesë të shoqërisë, në rastin më të pakët 20 mijë njerëz të rritur, të marrë peng, të kontrolluar apo të drejtuar nga krimi? Vrasja, më 3 maj 2026, e dy fëmijëve, në trotuar – jo në rrugë – nga një shofer i dehur përsëritës, i terrorizoi shqiptarët gjer në palcë.Ndërsa marshimi sensibilizues, organizuar nga qytetarët e Durrësit, ku morën pjesë diçka më tepër se 100 vetë, ishte zhgënjyes.Ky ishte vlerësimi për drithërimat e dhimbjes dhe terrorit. Kaq ishte protesta për policinë e tredhur lokale, për mjediset e munguara për fëmijët…Por, le të...