Kreu i SPAK prezanton raportin 2025 te “Ligjet”: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç në luftën kundër korrupsionit

Kreu i SPAK prezanton raportin 2025 te “Ligjet”: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç në luftën kundër korrupsionit

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka raportuar sërish sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku po prezanton raportin vjetor të institucionit për vitin 2025. Gjatë raportimit, Braho theksoi se lufta kundër krimit të organizuar po zhvendoset gjithnjë e më shumë në një terren të ri, atë të krimit kibernetik, gjurmimit të kriptovalutave dhe analizës së provave digjitale. Sipas Brahos, ky riorganizim është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur natyrës së re të hetimeve, ku korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave kanë kaluar prej kohësh kufijtë shtetërorë. Ai u ndal gjithashtu te bashkëpunimi ndërkombëtar, të cilin e cilësoi si një prioritet të vazhdueshëm të SPAK-ut, në përballjen me krimin e organizuar me dimension ndërkufitar. Klodian Braho: “Inteligjencës kriminale, veprimtarisë operative taktike, gjurmimit...