Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen
Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD, duke theksuar se shumica e pjesëmarrësve u përqendruan te mesazhet “rroftë kryetari”, duke iu referuar Sali Berishës. I ftuar në emisionin “Off the Record”, Krasniqi tha se katër emra vlenin për t’u mbajtur shënim sa i takon diskutimeve: Tabaku, Xhaferri, Këlliçi dhe Hasimja. Politologu po ashtu vë në dukje se nuk pati debat për qeverisjen dhe mesazhet u fokusuan te mbijetesa. “Nuk pritej të kishte ndonjë ndryshim. I kam ndjekur debatet, kam mbajtur shënim 4 emra, Jorida Tabaku, Besart Xhaferri, Belind Këlliçi edhe Ermal Hasimja, që kanë qenë 4 mesazhe për t’u dëgjuar, të tjerët ishin rroftë shefi, rroftë kryetari dhe luftonin për një vend. Nuk pati debat për qeverisjen. Më bëri...
Burimi:
javanews.al