‘KPP institucioni më i korruptuar’/ Korreshi: Milionat e tenderave po ndahen me skema të paracaktuara
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në studion e "Kafe Shqeto", u shpreh se KPP është institucioni më i korruptuar në Republikën e Shqipërisë, duke theksuar se biznesmenët e konsiderojnë atë si hallkën ku vendosen fituesit e tenderave.Korreshi denoncoi një sërë rastesh konkrete, nga tenderi 10 milionë euro i AKSHI-t, që u fitua nga një kompani me objekt tregtimin e çokollatave, deri te një tender 5 milionë euro në Lushnjë, ku kompani serioze u skualifikuan me kritere absurde, ndërsa fitues rezultoi një ish-kandidat në listën e Partisë Socialiste.Deputeti ngriti gjithashtu akuza për mënyrën e trajtimit të ankimimeve në KPP, rastin e Geron Meçes dhe ligjin e ri për shkrirjen e shoqërive aksionare shtetërore, të cilin e cilësoi si hap drejt privatizimit të aseteve publike....
Burimi:
syri.net