“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër për sa i përket kostove të rrugës Milot-Balldren, ku është shprehur se për këtë projekt ka një dezinformim. “Që prej momentit që kemi shpallur fituesin e projektit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, kam vënë re një dezinformim për kostot e ndërtimit të kësaj rruge, që vjen si nga opozita, edhe nga disa media të mosinformuara si duhet. Është e pajustifikueshme që ata të cilët informojnnë publikun të vazhdojnë e të bëjnë të njëjtën gjë prej vitesh e vitesh, duke e trajtuar një rrugë si një pjesë stofi. Nuk është një gjë e gatshme që e marrin në dyqan. Është territor dhe s’është askund i njëjtë; ka fushë,...
Burimi:
javanews.al