‘Korrupsion, klientelizëm dhe…’/ Boçi: Qeveria shet sukses, raportet ndërkombëtare nxjerrin Shqipërinë reale
Nënkryetari i PD-së dhe deputeti Luçiano Boçi në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi qeverinë se paraqet një realitet të deformuar për vendin përmes raportit të saj mbi integrimin europian, ndërsa sipas tij raportet ndërkombëtare zbulojnë gjendjen e vërtetë të Shqipërisë. Boçi deklaroi se përballë “raportit propagandistik” të qeverisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian qëndrojnë raporti i Parlamentit Europian dhe ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat, sipas tij, përbëjnë një “akt-akuzë të drejtpërdrejtë” ndaj qeverisë shqiptare. Sipas deputetit demokrat, këto raporte evidentojnë korrupsion të përhapur në sektorin publik, sistemin e drejtësisë dhe prokurimet shtetërore, duke krijuar pasiguri juridike për investitorët e huaj dhe duke dëmtuar klimën ekonomike në vend. Në vijim të fjalës së tij, Boçi akuzoi qeverinë për klientelizëm, mungesë drejtësie dhe favorizim...
Burimi:
syri.net