Konsullata serbe në Shkodër/ Ferit Hoxha: Mbron interesat kombëtare

Konsullata serbe në Shkodër/ Ferit Hoxha: Mbron interesat kombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka mbrojtur marrëveshjen e diskutuar mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e konsullatave në të dy vendet, duke deklaruar se një përfaqësi diplomatike serbe në Shkodër nuk përbën asnjë kërcënim për sovranitetin e Shqipërisë. Në një intervistë për Top Channel, Hoxha tha se debati për këtë çështje është zhvilluar shpesh mbi baza emocionale dhe politike, ndërsa sipas tij duhet të shihet përtej simbolikës historike, duke u fokusuar te interesat konkrete të shtetit shqiptar. Sipas ministrit, hapja e një konsullate nuk i jep shtetit dërgues kontroll mbi territorin ku vendoset dhe asnjë lloj pushteti mbi qytetin apo popullsinë. “Një konsullatë nuk i jep shtetit dërgues asnjë lloj pushteti apo, akoma më pak, ndonjë lloj sovraniteti mbi qytetin,...