Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore të triumfojë
Është mbledhur dhe konstituar Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Mbledhja ka nisur me duartrokitje për Edi Palokën, i cili ka drejtuar Këshillin Kombëtar dhe nuk do të rikandidojë. Gjatë mbledhjes së sotme do të votohet Kryesia e re e PD dhe kreu i Këshillit Kombëtar. “Detyra më parësore në gjithë bindjen time është që si qytetarë të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore të triumfojë”, tha kryedemokrati Berisha lidhur me protestën. Ai e konsideroi lëvizjen si më madhështoren të organizuar në Shqipëri pas viteve 90′.
Burimi:
javanews.al