Konkursi Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, Rama: Ndërtesa ka probleme serioze, do ta transformojmë duke ruajtur identitetin e saj
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Konkursin Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve. Kryeministri u shpreh se ndërtesa ka probleme serioze, por do të transformohet duke ruajtur identitetin dhe duke e kthyer në një pikë strategjike turizmi. “Dua vetëm të falënderoj të gjitha studiot pjesëmarrëse. Ka qenë një pjesëmarrje e konsiderueshme. Një vendim jo i lehtë për të zgjedhur 5 finalistët. Dua të falënderoj edhe Korporatën Shqiptare të Investimeve. Sot që flasim, bashkë me këtë konkurs jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kemi 3 konkurse që janë duke u përgatitur. Të gjitha janë të standardeve më të larta ndërkombëtare, jo vetëm për nga pjesëmarrja e arkitektëve më të mirënjohur apo përbërja e jurive ndërkombëtare, por edhe për nga procedurat e ndjekura....
Burimi:
top-channel.tv