Konkurrenca detyron Vodafone dhe One: Paketa më të lira për pensionistët e studentët, më shumë transparencë për abonentët

Konkurrenca detyron Vodafone dhe One: Paketa më të lira për pensionistët e studentët, më shumë transparencë për abonentët

Autoriteti i Konkurrencës, në përfundim të hetimit të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe One Albania në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, nuk ka ndërmarrë penalitete ndaj operatorëve, por megjithatë ka vendosur kushte dhe detyrime specifike që reflektojnë ankesat e konsumatorëve pranë Autoritetit. Sipas njoftimit të institucionit, vendimi i Komisionit të Konkurrencës synon korigjimin e shqetësimeve konkrete që kanë prekur konsumatorët dhe garantimin e çmimeve më të lira për shtresën e pensionistëve dhe studentëve, si dhe më shumë transparencë e mundësi zgjedhjeje për abonentët e të dy operatorëve. Gjatë periudhës së hetuar u konstatuan rritje progresive dhe të përafërta të çmimeve, ngjashmëri e lartë ndërmjet paketave, reduktim i ofertave me çmime të ulëta dhe mangësi në dokumentimin e kostove që justifikojnë ndryshimet tarifore. Për pasojë,...