Konfuzion në protestë mes tubuesve, s’bien dakord a do hedhin apo jo vezë të hënën te Kuvendi: Unë i bleva, por…
Dita e sotme shënon protestën e 56-të në Bulevard. Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje poshtë zyrës së Edi Ramës, me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike. Ata kanë njoftuar se ditën e hënë, kur pritet të mblidhet Kuvendi në seancën e fundit për këtë sesion, do të jenë sërish para institucionit duke protestuar. Teksa kanë mbajtur fjalime në podiumin e improvizuar, duke se protestuesit nuk bien në një mendje sa i takon ‘teknikës’ që kanë ndjekur në protestën të Kuvendi, ku gjuajnë me vezë deputetët. “Nuk ka ndonjë problem në vetvete me gjuajtjen me vezë apo se po më dhimbsen makinat e deputetëve, por problem është që kur ne gjuajmë me vezë, dy tre individë gjuajnë me gurë dhe kjo dëmton imazhin e protestës...
Burimi:
sot.com.al