Konferenca Ndërqeveritare, Rama takohet me Marta Kos dhe zëvendësministren e Qipros
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Bruksel një takim me Zëvendësministren për Çështjet Evropiane të Qipros, Marilena Raouna, si edhe me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Takimi është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, e cila zhvillohet si pjesë e procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.
Burimi:
opinion.al