Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Këshilli Europian: Moment i rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Këshilli Europian: Moment i rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit

Këshilli Europian ka reaguar pas Konferencës së fundit Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në ecurinë e procesit të negociatave për anëtarësim. Në një seri reagimesh të publikuara në platformën “X”, Këshilli Europian nënvizon se mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian është shënuar një përparim i dukshëm, pas përcaktimit të kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1, të njohur si “Themelorët”. Sipas njoftimit zyrtar, ky grupkapitull përfshin fusha kyçe të procesit të integrimit, si funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, si dhe kriteret ekonomike që lidhen me përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian. “BE-ja dhe Shqipëria arrijnë një moment të rëndësishëm në negociatat e anëtarësimit, me përcaktimin e kritereve përmbyllëse për Grupkapitullin 1:...