Konferenca e tetë Ndërqeveritare, reagon ministri Ferit Hoxha: Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së, ajo që dukej e pamundur dhe e paarritshme po bëhet realitet

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, reagon ministri Ferit Hoxha: Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së, ajo që dukej e pamundur dhe e paarritshme po bëhet realitet

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e saj të integrimit evropian, duke avancuar ndjeshëm në hapjen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian. I pranishëm në Konferencën e tetë Ndërqeveritare në Bruksel, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në një postim në “X”, ku shprehet se ky progres reflekton reformat e ndërmarra dhe përkushtimin në rrugën drejt anëtarësimit. “Muri i Zgjerimit – Ndryshimi po vjen. Më 14 tetor 2024, gjithçka për Shqipërinë ishte e kuqe. Asnjë kapitull i vetëm nuk ishte hapur. Njëmbëdhjetë muaj më vonë, më 17 nëntor 2025, gjithçka në murin e zgjerimit u bë e verdhë. Të 33 kapitujt u hapën. Pas Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mbi #IBAR të mbajtur dje, testi më...