Konferenca e Ramës dhe Gonzatos/ Një histori manipulimesh dhe propagande për integrimin e vendit
Edi Rama dhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato dolën para mediave sot në Ditën e Europës. Duhej të ishte një konference e hapur dhe transparente për procesin e integrimit, por u shndërrua në një tentativë për të hedhur sa më shumë mjegull dhe propagandë. Asnjëri prej tyre nuk ua tha hapur shqiptarëve se çfarë po ndodh me integrimin. Edi Rama sulmoi opozitën, por ra në kurthin e mashtrimeve të tij kur tha se kapitujt e integrimit nuk do mbyllen në vitin 2027 kur kishte premtuar, por ndoshta do mbyllen andej nga viti 2028. Gonzato nuk sulmoi opozitën si Rama, por prapë nuk u tha gazetarëve dhe shqiptarëve se çfarë po ndodh me raportin IBAR, një raport i ndërmjetëm i nevojshëm për nisjen e...
Burimi:
syri.net