Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE në Danimarkë, Peleshi: Zgjerimi, domosdoshmëri për sigurinë e Europës
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, e zhvilluar në Danimarke, ku u mblodhën drejtues të parlamenteve nga vendet anëtare dhe kandidate për të diskutuar sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë së kontinentit dhe të zgjerimit të BE-së. Gjatë punimeve të konferencës, Kryetari i Kuvendit mbajti fjalë në sesionin e parë me temë: “Europa në një rend botëror që ndryshon: Siguria, zgjerimi dhe roli i parlamenteve”, duke ndarë në fjalën e tij qëndrimet e Shqipërisë mbi zhvillimet gjeopolitike, zgjerimin e BE-së dhe perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij, Kryetari Peleshi theksoi se Europa ndodhet në një moment kritik, përballë sfidave të shumta si rivaliteti strategjik, kërcënimet hibride,...
Burimi:
top-channel.tv