Koncesionet në Kuvend / Malaj: Kontratat me mbështetje buxhetore zbresin në 1.3% në vitin 2027

Koncesionet në Kuvend / Malaj: Kontratat me mbështetje buxhetore zbresin në 1.3% në vitin 2027

Ministria e Financave ka ritheksuar angazhimin e saj për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik përmes një kontrolli të rreptë mbi kontratat koncesionare dhe Partneritetet Publik-Private (PPP). Gjatë një interpelance të zhvilluar në Kuvend, Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti treguesit zyrtarë të portofolit aktual, duke sqaruar rolin monitorues të institucionit që ai drejton në funksion të qëndrueshmërisë fiskale dhe transparencës publike. Sipas të dhënave të bëra publike, Shqipëria numëron aktualisht 233 kontrata koncesionare të lidhura ndër vite. Nga ky total, vetëm një pjesë e papërfillshme ngarkon drejtpërdrejt financat publike. Struktura e portofolit dhe strategjia e daljes Në fjalën e tij përpara deputetëve, ministri Malaj sqaroi se pesha më e madhe e investimeve afatgjata koncesionare është e përqendruar në sektorët strategjikë të vendit, ku dominon energjia me...