“Koncerti i Kanye West promovoi Shqipërinë”, Beqiri: Kallëzimi i PD, absurd dhe pa bazë ligjore!
Avokati Idajet Beqiri ka komentuar kallëzimin e bërë nga PD lidhur me organizimin e koncertit, duke e cilësuar atë si të pabazë dhe me motive politike. Sipas Beqirit, koncerti i ka shërbyer promovimit të Shqipërisë dhe turizmit, ndërsa solli vëmendje pozitive në mediat ndërkombëtare. Avokati deklaroi se kallëzimi nuk ka bazë ligjore dhe se, sipas tij, synon të largojë vëmendjen nga problemet dhe çështjet e tjera që rëndojnë mbi drejtuesit e PD. “Protesta degradoi deri në këtë shkallë. I pritshëm është dhe veprimi i PD-së me kallëzimin ndaj koncerteve. Koncerti i ka bërë një nder Shqipërisë. Gjithçka që i sjell të ardhura vendit dhe i sjell autoritet, për Partinë e Saliut konsiderohen të dëmshme. Janë absurditete të dala nga njerëz të çakorduar. Progni është mik...
Burimi:
javanews.al