Koncerti i Kanye West, Kushtetuesja nuk pranon padinë, mungojnë dokumentet

Koncerti i Kanye West, Kushtetuesja nuk pranon padinë, mungojnë dokumentet

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar ende për shqyrtim kërkesat e paraqitura nga Partia “Shqipëria Bëhet” dhe Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” për shfuqizimin e Aktit Normativ që parashikon financimin e pjesshëm të koncertit të Kanye West në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, në Gjykatën Kushtetuese u depozituan dy kërkesa, me objekt shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 3, datë 6 korrik 2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”, si dhe pezullimin e zbatimit të tij. Gjatë verifikimit paraprak, Gjykata konstatoi se të dyja kërkesat ishin të paplota dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacionin e kërkuar nga ligji Konkretisht, Partia “Shqipëria Bëhet” nuk kishte bashkëlidhur aktin e themelimit dhe statutin e partisë, ndërsa Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” nuk kishte...