Kompensohen fermerët e prekur nga murtaja e bagëtive, mbi 50 milionë lekë dëmshpërblim
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria vendosi të miratojë masën e dëmshpërblimit për pronarët e kafshëve të prekura nga murtaja e ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025. Sipas vendimit të sotëm në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, fermerët e kafshëve do të dëmshpërblehen në masën 53 345 500 lekë në total. Pronarët do të dëmshpërblehen nga buxheti i vitit 2026 i miratuar për Ministrinë e Bujqësisë. V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË VLERËS SË DËMIT DHE TË DËMSHPËRBLIMIT TË PRONARËVE PËR KAFSHËT E THERURA, TË ELIMINUARA, TË SHKATËRRUARA E TË GROPOSURA NGA SËMUNDJA E MURTAJËS SË RUMINANTËVE TË VEGJËL NË VITIN 2025 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 49, të ligjit nr.10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën...
Burimi:
zeri.ai