Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027

Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027

Nis zyrtarisht kërkimi i operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve në linjën Tiranë–Durrës–Rinas, duke hedhur një tjetër hap drejt rikthimit të trenit për udhëtarët pas dekadash mungese. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një thirrje për shprehje interesi drejtuar kompanive dhe konsorciumeve ndërkombëtare me eksperiencë në operimin e transportit hekurudhor, në kuadër të përgatitjes së kontratës së parë të shërbimit publik hekurudhor të pasagjerëve në vend. Thirrja për shprehje interesi është publikuar edhe në faqen e prokurimeve publike të Bashkimit Evropian. Sipas dokumenteve të publikuara, paketa fillestare e shërbimit do të mbulojë korridorin Durrës–Tiranë–Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ndërsa në të ardhmen kontrata mund të zgjerohet edhe drejt Hanit të Hotit dhe Pogradecit, në varësi të përfundimit të investimeve infrastrukturore...