‘Komiteti i Sigurisë Rrugore në varësi të Ramës, inekzistent’, Luzi: S’ka strategji rrugore për të shmangur aksidentet

‘Komiteti i Sigurisë Rrugore në varësi të Ramës, inekzistent’, Luzi: S’ka strategji rrugore për të shmangur aksidentet

Aksidentet rrugore po kthehen në një bilanc të frikshëm në jetë njerzish, ku jeta e qytetarëve, përfshirë edhe të miturit, rrezikohet çdo ditë për shkak të neglizhencës institucionale dhe mungesës së theksuar të infrastrukturës. Eksperti rrugor, Arben Luzi i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, tha se një pjesë e madhe e lagjeve të reja në vend, si zona e Liqenit të Thatë në Tiranë, pavarësisht ndërtimeve marramendëse, nuk u ofrojnë këmbësorëve as infrastrukturën më jetike: trotuaret. Komiteti i Sigurisë Rrugore, i varur direkt nga Kryeministri dhe i përbërë nga ministri të rëndësishme, është thuajse inekzistent, theksoi Luzi, dhe nuk prodhon asnjë strategji të re. Barra më e madhe, sipas tij, u lihet vetëm forcave të Policisë Rrugore, ndërkohë që thelbi i problemit qëndron...