Komisioni “Xhafaj” nis kontrolle në qeveri, verifikim për aktet nënligjore në disa ministri pas ligjeve të miratuara
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale pasi SPAK i mbylli derën dhe mundi të kontrollojë vetëm disa gjykata në rrethe, miratoi kalendarin e punës për të vijuar kontrollet, kësaj here brenda qeverisë. Komisioni “Xhafaj” e argumenton nevojën e këtij kontrolli për të identifikuar pengesat praktike dhe të ofrohet mbështetje për finalizimin e akteve nënligjore në afat pas miratimit të një morie me ligje nga parlamenti. Detajet e ministrive subjekt kontrolli i dha nënkryetari socialist Ermal Elezi. “Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, mbi: Ligjet e miratuara sipas fushë përgjegjësisë për periudhën 2021-2025 (legjislatura X), numrin dhe titujt e akteve nënligjore të parashikuara në ligj; aktet nënligjore që janë miratuar deri...
Burimi:
top-channel.tv