Komisioni i Ligjeve rrëzon nismat për monopatinat dhe përjashtimin nga taksat për 5 vitet e para të makinave elektrike
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, ka marrë në shqyrtim pesë projektligje në mbledhjen e tij të radhës. Gjatë kësaj seance, komisioni ka miratuar dy nisma ligjore dhe ka rrëzuar dy projekte të tjera të propozuara nga deputetët, të cilat synonin ndryshime në Kodin Rrugor. Miratohet kuadri i ri për sektorin e energjisë elektrike Komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”. Nisma u prezantua nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, e cila specifikoi synimet e këtij kuadri të ri ligjor. Sipas saj, projektligji: “Synon garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike për konsumatorët, përmes forcimit të konkurrencës në treg, rritjes së mbrojtjes së...
Burimi:
javanews.al