Kodi Zgjedhor, Kapri: S’mund të shkojmë në tryezë dhe kreu i PD të bëjë pazare me Ramën
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve mes opozitës për Kodin e ri Zgjedhor, duke deklaruar se forca politike që ai përfaqëson nuk do të bëhet pjesë e “pazareve politike” mes Partisë Demokratike dhe mazhorancës. I ftuar në një emision televiziv, Kapri komentoi dakordësinë mes PD-së dhe “Shqipëria Bëhet” për disa pika të reformës zgjedhore, duke theksuar se çdo negociatë me kryeministrin Edi Rama është në dëm të opozitës. “Ne nuk jemi pjesë e pazareve politike. Çfarë kuptimi ka të shkosh në një tryezë dhe kreu i PD-së të bëjë pazare me Edi Ramën? Ne nuk e bëjmë këtë. Çdo pazar me Ramën është në dëm të opozitës”, deklaroi ai. Kapri solli si shembull opozitën në Hungari, duke përmendur Peter Magyar,...
Burimi:
sot.com.al