Kodi i ri Penal drejt fundit, Gogu: Do ta konsultojmë me ndërkombëarët. “Amnistia” është në Parlament
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi këtë të martë prioritetet e institucionit që drejton duke vendosur një theks të veçantë tek Kodi i ri Penal. Sipas tij, po pritet ende drafti final nga grupi i punës që më pas të konsultohet me ndërkombëtarët. “Në proces kemi disa ligje të rëndësishme që u shërbejnë objektivave strategjike siç është Kodi Penal, jemi në fund të tij, presim nga grupi i punës të marrim draftin dhe ta konsultojmë me ekspertët ndërkombëtarë. Kodi Penal do të siguronte që krimi ekonomik të ketë vëmendjen e duhur, pastrimi i parave, proporcionaliteti penal dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut”, tha ministri i Drejtësisë Toni Gogu. Duke garantuar se do të realizohet, shpresë për mijëra të burgosur ishte fjala e ministrit Gogu...
Burimi:
vizionplus.tv