Koçeku sfidon PS: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat
Marjana Koçeku, deputetja e Qarkut Shkodër, e cila njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur, ka reaguar sërish me një mesazh në rrjetet sociale. Në postimin e saj, Koçeku ka sfiduar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama që nëse është i bindur për për shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, të shpërndajë Parlamentin dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do...
Burimi:
opinion.al