KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut
KLSH nxjerr “skandalin” në Portin e Durrësit/ Miliona euro dëm, rekomandohet shkarkimi i Pirro Vengut Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre dyshime për një nga menaxhimet më problematike të një institucioni publik gjatë viteve të fundit. Në përfundim të auditimit për Autoritetin Portual Durrës, KLSH rekomandon masën disiplinore “shkarkim nga detyra” për ish-Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv, Pirro Vengu. Rekomandimi nuk mund të zbatohet më, pasi, siç shpjegon vetë KLSH, Vengu dhe personat e tjerë të listuar nuk janë më në marrëdhënie pune me institucionin. Megjithatë, gjetjet e raportit mbeten. Në qendër të tyre janë miliona euro të ardhura të munguara, qindra miliona lekë dëme ekonomike, kontrata të ndryshuara pas tenderit, pagesa pa faturë tatimore, TVSH e padeklaruar, konvertime valutore që, sipas audituesve,...
Burimi:
sot.com.al