KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

KLGJ miratoi rritjen e pagave për gjyqtarët, reagon Bardhi: Shkelje e rëndë me pasoja

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur rritjen e pagës referuese për gjyqtarët në Shqipëri me 65.600 lekë. Vendimi u miratua të mërkurën me 9 vota pro dhe asnjë kundër. Sipas KLGJ-së, rritja do të zbatohet nga 1 gushti 2026. Me ndryshimin e ri, paga referuese e gjyqtarëve shkon në 222.425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më parë. Kësaj shume i shtohet edhe shtesa për nivelin e kualifikimit, prej 14.000 lekësh. KLGJ ka miratuar gjithashtu propozimin për kompensimin e rritjes së pagës që, sipas tij, mungon për periudhën nga 1 prilli 2023 deri më 31 korrik 2026. Pas vendimit ka reaguar edhe Partia Demokratike. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar situatën si një ngërç serioz institucional. Bardhi akuzon qeverinë dhe...