“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

“Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!”, Majko bën thirrje për mbështetje ndaj studentëve në RMV

Ish-kryeministri shqiptar dhe ish deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe në provime. Më 18 maj do të mbahet protesta e radhës e studentëve në Shkup, e cila nis në orën 16:30. Në një reagim në rrjetet sociale, Majko theksoi se studentët po kërkojnë një të drejtë themelore, përdorimin e gjuhës shqipe në provime, duke e cilësuar absurde që studimet të zhvillohen në shqip, ndërsa provimet të jepen në maqedonisht. “Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh...