“Kjo është fytyra e Shqipërisë që meriton të shihet”, Sara Mila për koncertin e Kanye West në Tiranë
Deputetja socialiste Sara Mila në një reagim në rrjetet sociale thekson se mbrëmja e koncertit të Kanye West ishte dëshmia e Tiranës europiane. Mila thekson se Shqipëria është tanimë një vend që organizon evente të përmasave ndërkombëtare, e aftë të krijojë ekonomi dhe të promovojë turizmin. Deputetja e PS vë në dukje se brezi i ri po e ndërton dhe jeton Europën në Shqipëri. POSTIMI MIRËMËNGJES ME SHIJEN E MIRË TË TIRANËS EUROPIANE Ndërsa disa zgjedhin ta shohin Shqipërinë vetëm përmes zhurmës, ka edhe një Shqipëri tjetër që flet shumë më fort me atë që ndërton. Mbrëmja e koncertit të Kanye West ishte një dëshmi e kësaj Shqipërie. Një Tiranë europiane, e gjallë, e sigurt, mikpritëse, ku mijëra të rinj nga Shqipëria, rajoni dhe Europa...
Burimi:
javanews.al