Kështjella dhe miliona në banka, dosja e Ermal Beqirit hap një tjetër pikëpyetje: Ku ishte SPAK-u kur AKSHI ishte nën akuzë?
Një kështjellë luksoze në Francë me vlerë rreth 2.6 milionë euro, mbi 2 milionë euro në llogari bankare, apartamente dhe pasuri të tjera të konsiderueshme. Janë këto asetet që kanë dalë në dritë nga hetimet ndaj biznesmenit Ermal Beqiri, një prej emrave kryesorë të dosjes që lidhet me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Por përtej vlerës marramendëse të pasurive të zbuluara jashtë Shqipërisë, kjo çështje ngre një pyetje edhe më të madhe: si është e mundur që një person i lidhur me një sektor të ekspozuar prej vitesh ndaj kritikave publike për kontrata miliona euro të arrijë të krijojë një pasuri të tillë dhe të largohet nga vendi pa u ndalur më herët nga institucionet e drejtësisë shqiptare? AKSHI prej vitesh ka...
Burimi:
syri.net